Padi për 36 vjeçarin pasi dyshohet se ka dëmtuar buxhetin shtetëror mbi 2 milionë denarë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 36 vjeçarit Z.K. nga Kërçova për keqpërdorim për detyrës zyrtare për prerjen e 332 metrave kub dru ahu, transmeton Portalb.mk.

“Më 29 prill të vitit 2021, ai në cilësinë e udhëheqësit në Ekonominë e Pyjeve ”Llopushnik” nga Kërçova, në mënyrë kundërligjore ka lidhur marrëveshje me person juridik, i cili pa kompensim financiar është dashur të largojë dru”, bëjnë me dije nga Policia, duke vlerësuar që dëmi i shkaktuar është 2 327 500 denarë.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, pasi është konstatuar se për këtë marrëveshje nuk ka autorizim nga NP “Pyjet Nacionale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button