Kallëzim penal kundër Kryeprokurorit të Speciales në Kosovë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, për veprën penale raportimi i rremë i pasurisë, ka konfirmuar Agjencia Kundër Korrupsion përmes një përgjigje me shkrim, raporton Koha.net.

“Agjencia kundër Korrupsionit ka përcjell kallëzim penal kundër Blerim Isufaj, vepra penale nga neni 430 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, me datë 15.02.2022 në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

I kontaktuar, Kryeprokurori Blerim Isufaj nuk ka pranuar të komentojë kallëzimin penal të ngritur kundër tij.

“Le t’i kallëzon krejt Agjencia, unë s’kam nevojë me komentu”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e Isufajt.

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 15 shkurt 2022, ka miratuar listën e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në të cilën është edhe Blerim Isufaj, aktualisht Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. Ai ishte edhe kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button