RMV, takimi Tupançeski-Geer: Zbatimi i agjendës së reformave mbetet prioriteti ynë

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski sot u takua me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, David Geer, ku u bisedua për hapat aktualë dhe të planifikuar të reformës në gjyqësor, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton Portalb.mk.

Ministri prezantoi gjithashtu hapat dhe prioritetet e radhës të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me sundimin e ligjit, duke filluar me rishikimin funksional të sektorit gjyqësor, forcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke paralajmëruar përgatitjen e një strategji e re për reformën në drejtësi, sistemi 2023-2027.

“Ne jemi të vetëdijshëm se metodologjia e re më tej thekson rëndësinë e reformave të sundimit të ligjit për procesin e anëtarësimit dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë me hapa të rëndësishëm në atë rrugë”, tha ministri Tupançeski.

Shefi i Delegacionit të BE-së, Geer, konfirmoi progresin në Raportin e Komisionit Evropian për vendin dhe theksoi se jemi në rrugë të mirë për të arritur qëllimin për ndërtimin e një gjyqësori profesional dhe të pavarur. Geer theksoi rëndësinë e aktiviteteve të kryera në periudhën e kaluar në fushën e përmirësimit të kuadrit normativo-ligjor, por edhe se duhet të angazhohemi për zbatimin cilësor të këtyre ligjeve, për të garantuar edhe një gjyqësor të pavarur dhe efikas si ndryshim i perceptimit te qytetarët për sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni i BE-së i kryesuar nga ambasadori Geer përshëndeti hapat e reformës dhe theksoi mbështetjen maksimale për procesin e integrimit evropian, vazhdimin e bashkëpunimit dhe dhënien e ndihmës për zbatimin e agjendës kyçe të reformave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button