RMV, këto janë vendimet nga seanca e 11 dhe 12 të Qeverisë (Video)

Zëdhënësit e Qeverisë, sot në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen 11-të dhe të 12-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Qeveria vendosi për miratimin e mjeteve financiare në vlerë prej 2.9 miliardë denarë të SHA EMV-së, për sigurimin e mjeteve financiare për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike. SHA EMV ngarkohet që këto mjete t’i shfrytëzojë për zbatimin e masave për sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike.

Qeveria miratoi Dekret për organizimin dhe funksionimin e sistemit të vetëm komunikativ-informativ me numër  unik  reference në rast të rreziqeve dhe fatkeqësive të tjera në të tërë territorin e Republikës – E-112.

Grupi prej 16 qytetarësh të Afganistanit, për të cilët në periudhën e fundit Maqedonia e Veriut siguroi qëndrim të përkohshëm, në mëngjes me fluturim përmes Stambollit u larguan për në Kanada, e cila u siguroi qëndrim të punësuarve, bashkëpunëtorëve dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, organizatës ndërkombëtare “Partneritet i Hapur Qeveritar “ (Open Government Partnership – OGP).

Qeveria solli konkluzion për tërheqjen e Propozim-ligjit  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje nga procedura parlamentare dhe për miratim para deputetëve të dorëzojë tekstin e ri të Propozim-ligjit në të cilin në nenin 6  është fshirë formulimi “mendimi negativ “.

Vlera më e ulët e pagës minimale duke filluar nga paga e marsit nuk mund të jetë më e ulët se 18.000, në kornizë ligjore janë vendosur dhe miratuar ndryshime për harmonizim të rregullt vjetor të pagës minimale 50% nga rritja vjetore e pagës mesatare dhe 50% nga rritja e shpenzimeve për jetesë, si dhe kriteri sipas të cilit lartësia e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% nga paga mesatare e publikuar sipas Entit Shtetëror për Statistikë.

Ndryshe, për sa i përket krizës energjetike u theksua se janë ndërmarrë masa serioze për mbështetjen e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël, me ç’rast u parandalua goditja e çmimeve dhe llogaritë shumë të larta për energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button