Mickoski: Kërkesa bullgare “katër plus një” është paradë, thelbi është që të na detyrojmë të pranojmë se deri në vitin 1945 kemi qenë bullgarë

Bullgaria dëshiron të na detyrojë të pranojmë se deri në vitin 1945 kemi qenë i njëjti popull, gjegjësisht bullgarë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me rastini e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Ai konsideron se kërkesa bullgare katër plus një është vetëm paradë, kurse thelbi është krejtësisht tjetër, transmeton Portalb.mk.

“Thelbi është që të tentojnë ta keqpërdorin pozitën e të qenit anëtar i BE-së, për të na detyruar të pranojmë që nga mesjeta që nga Perandoria e parë bullgare deri në vitin 1945 kemi histori të përbashkët dhe kemi qenë një popull, bullgarë. Një gjë të till, kurrë nuk do ta pranojmë”, tha Mickoski.

Në pyetjet e gazetarëve se çfarë kanë biseduar në takimin me kryeministrin bullgar Kiril Petkov gjatë vizitës së tij në Shkup dhe nëse ka kërkesa ndaj tyre si parti opozitare, Mickoski tha se kanë biseduar për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë.

“Përmendën atë çfarë është thënë në publik për të ndryshuar Kushtetutën duke përfshirë një pakicë të parëndësishme. Për këtë, pala bullgare nuk është e gatshme për reciprocitet për një pjesë të konsiderueshme të popullit maqedonas që jeton në atë pjesë të fqinjit lindor. Dhe nuk janë të gatshëm të heqin fusnotën poshtëruese nga gjuha maqedonase, e cila është e kodifikuar, e ndarë dhe e ndryshme nga ajo bullgare”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE sot në Kuvend do të sjellë deklaratë për Goce Dellçevin. Siç tha Mickoski, me deklaratën do të kërkohet mbështetje nga të gjitha partitë politike për të forcuar themelet për karakterin dhe veprën e Goce Dellçevit.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Dellçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button