Kovaçevski-Leyen: Fillimi i shpejtë i procesit të negociatave për RMV-në do të jetë shtysë pozitive për dinamikën e reformave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me kryetaren e Komisionit Evropian Ursulla von der Leyen, në kuadër të vizitës dyditore të punës së institucioneve të BE-së në Bruksel, njofton Portalb.mk.

Në takimin ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar  për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski, theksoi se në periudhën e ardhshme, gjatë kryesimit të Francës me BE-në, një nga pritjet kryesore është angazhimi i intensifikuar i Komisionit Evropian, për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në këtë drejtim, kryeministri Kovaçevski si inkurajuese e vlerësoi organizimin e shpejtë të vizitës së tij të punës në Bruksel, për shkak të mundësisë që zyrtarët më të lartë të BE-së të njihen me rezultatet e agjendës intensive të dialogut ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Në të dy takimet zyrtare të punës në Shkup dhe Sofje, tha kryeministri Kovaçevski  në  takimin me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u arrit një marrëveshje për të avancimin e  bashkëpunimit dypalësh përmes  duke krijuar pesë grupe pune.

“Nga puna e tyre priten rezultate konkrete që do të shndërrohen në një udhërrëfyes që do të përshpejtojë procesin e mbajtjes së Mbledhjes të parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në për të hapur kapitujt për anëtarësim në Union. Me rëndësi të madhe në atë proces  është përfshirja e Komisionit Evropian dhe Kryesimi i Francës me BE-së për të mundësuar që zgjidhjet të jenë në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane. Të dy bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se  e një rëndësie të madhe është  fillimi sa më i shpejtë i procesit të negocimit për Maqedoninë e Veriut  për të ruajtur dinamikën e reformave”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në takim u diskutua edhe për efektin e mbështetjes financiare të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, për projektet për hekurudhën me Republikën e Bullgarisë, për  stacionin spastrues të ujërave të zeza në Shkup, për  parkun e energjisë e erës dhe centralin diellor,  si dhe për interkonektorin për lidhjen e gazit të Maqedonisë së Veriut me Serbinë.

Paraprakisht, Kovaçevski, bashkë me Osmanin dhe Mariçiqin realizoi takim me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Ndryshe, sot është dita e dytë dhe e fundit e vizitës së parë zyrtare të Kovaçevskit në Bruksel ku ka realizuar takime zyrtare me përfaqësues të lartë të BE-së dhe NATO-s.

Kovaçevski në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut zëvendësoi ish-kryeminsitrin, Zoran Zaev i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button