Ilhan Kuçuk: Qeveria e re bullgare ka nisur një proces të mirë afrimi me Maqedoninë e Veriut

Qeveria e re në Sofje arriti të nisë një proces të mirë që ka për qëllim të afrojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, të shikojë perspektivën historike dhe në të njëjtën kohë të shikojë perspektivën në BE, transmeton Portalb.mk.

Kështu deklaroi Ilhan Kuçuk, bashkëkryetar i partisë liberale ALDE, eurodeputet nga DPS/“Ripërtëri Evropën” dhe raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut për televizionin bullgar Nova TV . Siç njoftoi korrespondenti i MIA-së nga Sofja, sipas Kuçukut ka tension në planin historik, por jo në atë politik. Ai tha se ka punuar me këta njerëz për shumë vite dhe tashmë ka besimin e tyre. Marrëveshja mes dy vendeve e vitit 2017, thotë ai, hapi rrugën euroatlantike për Maqedoninë e Veriut.

I pyetur nëse beson se Bullgaria duhet të heqë veton e saj për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE, ai tha se beson se Bullgaria duhet të punojë në mënyrë aktive brenda rregullave të dakorduara midis dy vendeve fqinje.

“Do të jetë një gabim i madh i politikës së jashtme bullgare nëse e lejojmë këtë luks – Shqipëria të fillojë procesin negociator, ndërsa Maqedonia e Veriut të lihet anash”, tha Ilhan Kuçuk.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Dellçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button