Gjorgjiev: Nuk ikim nga historia e përbashkët, por jo siç e kupton pala bullgare

Nuk ka ndryshim në retorikën dhe qasjen e palës bullgare dhe për sa kohë që është kështu, nuk mund të pritet përparim në punën e komisionit të përbashkët”, tha Dragi Gjorgiev, bashkë-kryesues i Komisionit të përbashkët nga ana e Maqedonisë për Çështjet Historike dhe Arsimore , duke i komentuar deklaratat e fundit të bashkë- kryesuesit nga Bullgaria Angel Dimitrov, raporton REL, përcjell Portalb.mk.

Sa do të mundësohet përafrim i qëndrimeve varet nga të dyja palët, por me deklarata të tilla pala tjetër po e përcakton paraprakisht se në cilin drejtim do të shkojnë takimet. Nuk ka ndryshim në retorikën dhe qasjen e palës bullgare dhe për sa kohë që është kështu, nuk mund të ketë lëvizje para. Kur njëra palë e akuzon tjetrën se nuk dëshiron të pranojë të vërtetën absolute të palës së parë, nuk mund të pritet përparim në atë proces. Pala bullgare këmbëngul për një histori të përbashkët, të krijuar në mesjetë. Ne nuk po ikim nga historia e përbashkët, por nuk duhet kuptuar ashtu siç e kupton pala bullgare – se historia nga mesjeta deri në vitin 1945 është e përbashkët. Nëse është ashtu, atëherë nuk është aspak histori e përbashkët, por histori e një populli të njëjtë. Qasja e tillë nuk është shkencore, nuk është historike, është thjesht një interpretim politik. Me retorikën e vazhdueshme në fakt dëmtohen rezultatin e takimeve”, tha Gjorgiev për “Slloboden Peçat”.

Ai konfirmon se takimi i radhës do të jetë në fund të shkurtit në Sofje, kurse deri në fund të majit është rënë dakord që të zhvillohen tri takime. Gjorgjiev shton se me Dimitrovin janë pajtuar që mund të kenë maksimumi gjashtë takime në vit, pra plus një më shumë se më parë.

Dimitrov sot në një prononcim për BNT akuzoi se bllokimi i ritmit normal të punës së Komisionit është për shkak të “mosgatishmërisë së kolegëve tanë që të pranojnë se kemi histori të përbashkët dhe se ajo fillon në mesjetë”.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov njoftoi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po përgatisin kremtim të përbashkët për 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit. Kjo do të thotë se festimi i lindjes së Dellçevit do të bëhet të premten, më katër shkurt, datën e lindjes së revolucionarit.

Ai ishte një kohë të gjatë temë e diskutimeve në Komisionin e Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, kurse anëtarët nuk ia kanë dalë të bien dakord të harmonizojnë një rekomandim të përbashkët për të. Deri tani, komisioni ka rekomandime për përkujtim të përbashkët të pesë personaliteteve – Cari Samoil, Kirili dhe Metodi, Klimenti dhe Naumi i Ohrit. Petkov përsëriti se nuk do të ndryshojnë anëtarët e pjesës së tyre të komisionit. Në ekipin e Maqedonisë deri më tani janë zëvendësuar dy anëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button