Ministri Tupançevski paralajmëroi lehtësim të nxjerrjes së certifikatave të lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski sot deklaroi se ka pasur takim me drejtorin e Drejtorisë për Menaxhim me Librat Amë (DMLA), Bujar Dardhishta, me të cilin ka diskutuar që në mënyrë sistematike të lehtësohet dhënia e certifikatave të lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes, njofton Portalb.mk.

“Nuk duhet të jeni kushedi çfarë analisti që ta caktoni defektin, anomalinë në atë institucion. Bisedova me drejtorin, vendosëm afate se kur duhet që të kryhen ndryshimet. Për mua është e pakuptueshme që të mos keni ku të telefononi që të merrni informata. Fillojmë me realizim, figurativisht të dukemi si në botën perëndimore, me kuptimin e vërtetë të fjalës. Kjo nuk është që nuk mund të bëhet, ekzistojnë kompetente që duhet të realizohen”, tha Tupançevski“Utrinski Brifing”.

Përndryshe, Portalb.mk, ka bërë një serial me storje që kanë të bëjnë me punën e DMLA-së, gjegjësisht problemet me të cilat përballen qytetarët në marrjen e dokumenteve siç janë certifikata e lindjes dhe kurorëzimit. Për punën e DMLA-së, kritika ka pasur edhe Enti Shtetëror i Revizionit.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar Drejtoria për Menaxhim me Librat Amë (DMLA), informoi se kishte miratuar vendim që të mos kërkojë certifikata nga Libri Amë i të Lindurve jo më të vjetra se gjashtë muaj, pasi që Portalb.mk, paraprakisht publikoi hulumtimin në të cilin qytetarët ankoheshin dhe vetë Drejtoria konfirmoi se u janë kërkuar certifikata jo më të vjetra se gjashtë muaj. Me vendimin e ri, qytetarët që duan të kurorëzohen, DMLA më nuk do t’i obligojë ata që të nxjerrin certifikata të reja por ofiçari do t’i kontrollojë të dhënat e certifikatave që veçmë i kanë. Në rast se qytetarët fare nuk kanë certifikata, ata do të kurorëzohen vetëm me dokument identifikimi, ndërkaq ofiçari do t’ua nxjerrë certifikatat.

Storjet e Portalbit në lidhje me këtë çështje, mund t’i lexoni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button