Avziu: Ndarja e ELEM-it nga Elektranat e RMV-së, kanë ngelur dhe procedurat administrative
Pas tetë muajve nga kur Qeveria e RMV-së solli vendim për ndarjen e ELEM Turs nga shoqëria aksionare “Elektranat e RMV-së”, siç njofton drejtori i ELEM-it, Adem Avziu për Portalb.mk, procedura e ndarjes është në fazën përfundimtare, ai tha se janë procedura administrative të cilat nuk mund të precizohen kur do mbarojë pasi duhet të kalojnë në disa institucione. Pikëpyetje e madhe vazhdon të mbetet se kush do të jetë investitori të cilit do t’i jepet me koncesion Kodra e Diellit pasi Qeveria nuk tregon, shkruan Portalb.mk.
“Janë dorëzuar të gjitha dokumentet në këshillin drejtues të ESM-së, Elektranave të Maqedonisë. Kërkesa e fundit që ka qenë si obligim ndaj meje është dashur të angazhoj një revizor të jashtëm për vlerësimin e patundshmërive të cilat do ngelen dhe do barten gjatë procesit të ndarjes, edhe ajo është kryer si procedurë nga ana ime. Informacionet dhe bilancet janë përcjellë në këshillin drejtues të Elektranave, është procedurë administrative që besoj duhet ta procesojnë Elektranat e Maqedonisë dhe të njëjtat janë duke punuar në atë drejtim në bazë të informacioneve të mija, janë duke e kompletuar dokumentacionin. I njëjti duhet të shpallet në gazetën zyrtare të shtetit dhe pastaj procesohet në regjistrin qendror të shtetit, për tu bërë ndarja në aspektin e dokumentacionit.” tha Adem Avziu.
Ndërkaq i pyetur për atë se a ka një afat kohor se kur pritet të përfundojë ky proces, Avziu tha se janë procedura administrative të cilat nuk mund t’i precizojë askush pasi duhet të kalojnë në disa institucione.
Portalb.mk dërgoi pyetje edhe te Elektranat e Maqedonisë së Veriut për këtë rast, por deri në këtë moment nuk kemi përgjigje.
Vazhdon të mbetet e paqartë për opinionin se çfarë po ndodh me investimet në Kodrën e Diellit dhe kush do të jetë investitori të cilit do t’i jepet me koncesion kjo qendër skijimi për 99 vitet e ardhshme, për këtë Qeveria vazhdon të hesht. Portalb.mk para më shumë se një muaj, dërgoi pyetje te Qeveria për këtë rast, nga atje na premtuan se do të japin përgjigje, por nuk ndodhi.
Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit pritet të fillojë pas 15 dhjetorit. Interesimi i qytetarëve për këtë sezon të skijimit është i lartë si dhe ky sezon vjen me disa ndryshime dhe risi.
- LEXO: Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit pritet të fillojë pas 15 dhjetorit, ka disa ndryshime
- LEXO: Kodra e Diellit, procedura për ndarjen e “ELEM-it” nga Elektranat e RMV-së drejt fundit
- LEXO: Kodra e Diellit e lënë në mëshirë të fatit, Qeveria hesht për investimet
- LEXO: Kodra e Diellit në pritje të investuesit të ri, të cilit s’i tregohet as emri
- LEXO: Sfidat dhe premtimet për “Kodrën e Diellit”, flet drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu
- LEXO: Kodra e Diellit në pritje të investuesit të ri, të cilit s’i tregohet as emri
- LEXO: Sfidat dhe premtimet për “Kodrën e Diellit”, flet drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu
- LEXO: Tre muaj pas vendimit qeveritar, “Elem Turs” ende në procedurë të ndarjes nga Elektranat e RMV-së, zvarritet edhe privatizimi
- LEXO: RMV, “Elem Turs” ndahet nga ESM ndërsa Kodra e Diellit do të privatizohet pjesërisht