Joveski: Hetuesit bullgarë kanë arritur në vend, do t’u dorëzohen analizat e ADN-së dhe dokumentacioni i kompanisë “Besa Trans”
Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, në konferencë të mbajtur sot për media, dhe se në vend kanë arritur përfaqësues të prokurorisë bullgare dhe se gjatë ditës së nesërme, do t’u dorëzohen analizat e ADN-së së familjarëve të viktimave. Po ashtu, prokurorëve bullgarë do t’u dorëzohen edhe të dhëna të tjera që ka siguruar prokuroria e vendit, e të cilat janë të nevojshme për zbardhjen e rastit, shkruan Portalb.mk.
“Përkrah kësaj, ne përfaqësuesve bullgarë do t’ua dorëzojmë edhe gjithë dokumentacionin që është siguruar deri më tani nga Prokuroria Publike, para së gjithash, dokumentacioni që është mare nga Besa Trans, më pas në pjesën e regjistrimit të autobusëve, të dhëna nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Përkrah kësaj, prokuroria gjatë ditës së sotme, autoriteteve kompetente të Republikës së Bullgarisë i ka drejtuar kërkesë që në ekspertizën e vërtetimit të identitetit të viktimave të marrin pjesë dhe dy përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, me qëllim që të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave në këtë tragjedi të rëndë”, deklaroi Joveski.
Ai konfirmoi se sot është gjetur edhe një trup i pajetë në autobus, me çka është konfirmuar se në aksidentin tragjik ndërruan jetë 45 udhëtar.
“Gjithashtu, në autobusin e djegur është gjetur edhe në trup i pajetë, i cili është dërguar në institutin kompetent në Bullgari dhe bëhet fjalë për person i moshës më të re. Duke pasur parasysh këtë, në të tragjedi kanë ndërruar jetë 45 udhëtarë, ndërsa 7 persona janë në mjekim në spitalin e Sofjes”, tha kryeprokurori Joveski.
- KE: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, ka mundësi të ketë kaluar kufirin ilegalisht
- Dëshmitarët nga ambulanca: Kemi dërguar vetëm 7 persona në spital
- Spasovski: Qeveria ka formuar ekip për transportin e viktimave
- LSDM dhe BDI kërkojnë seancë të jashëzakonshme në Qytetin e Shkupit, propozojnë ndihmë për familjet e viktimave të aksidentit
- Prokuroria ndërmerr veprime për të gjetur të mbijetuarin e tetë nga aksidenti në Bullgari
- Spasovski: Spekulimet për tragjedinë e autobusit vetëm e dëmtojnë hetimin
- Çfarë zbuloi deri më tani hetimi për aksidentin tragjik në Bullgari
- Përfundoi analiza e ADN-së në Shkup, rezultatet do t’ju dorëzohen hetuesve bullgarë
- Djali i shoferit të dytë në autobusin e djegur: Babai im nuk ishte në listë të të mbijetuarve
- Stankov: Derisa të përfundojë analiza e ADN-së, nuk mund të vërtetohet numri i saktë i viktimave në aksident
- Prokuroria bullgare: Janë gjetur 45 trupa, nuk dihet ku ndodhet një udhëtar nga autobusi i djegur
- Zëvendës prokurori bullgar: Personat në autobus vdiqën nga asfiksia, informacionet tjera janë spekulative
- RMV, dita e tretë e zisë për tragjedinë me autobus në Bullgari – kryeprokurori bullgar sot vjen në Shkup
- Tragjedi në Bullgari, 45 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë