Djali i shoferit të dytë në autobusin e djegur: Babai im nuk ishte në listë të të mbijetuarve
Besar Memedi është djali i shoferit të dytë të autobusit “Besa Trans – Shkup”, Kadri Memeti që u aksidentua të martën. Ai për Portalb.mk thotë se nuk ka informata ku ka qenë babai i tij në momentin e aksidentit, a ka fjetur apo jo.
Ai tha se ka qenë në Bullgari që të identifikojë trupin dhe është kthyer në shtëpi. Më spital i është dhënë lista e të mbijetuarve, emri i babait të tij nuk ka qenë në të.
Ai thotë se nuk ka informata ku saktësisht është gjendur babai i tij në momentin e ngjarjes.
Babai i tij ka pasur 54 vjeç, me mbi 20 vjet përvojë. Ka udhëtuar shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i ka njohur rrugët. Autobusi ka qenë në rregull teknikisht, tha djali i tij.
Ai tha se, “Besa Trans- Shkup” ka servis edhe në Turqi. Babai i tij është nisur të enjten ndërsa të premten veç më ka qenë në Turqi.
Në listën e të mbijetuarve në aksident, sipas Besarit, ka një person me emrin Shadi Nauf al Saleh i cili nuk është në listën e udhëtarëve të “Besa Trans – Shkup”. Ai tha se nuk ka më shumë detaje.
Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 44 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar dhe 1 nuk dihet se ku është. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.
- RMV, dita e tretë e zisë për tragjedinë me autobus në Bullgari – kryeprokurori bullgar sot vjen në Shkup
- Tragjedi në Bullgari, 45 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë
- Qeveria e Maqedonisë shpalli tri ditë zie për aksidentin e autobusit në Bullgari – flamujt në gjysmë shtizë
- Janë suspenduar dy doganierë që nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të Besa – Trans nga shteti, përgjegjësi i tyre do të sanksionohet
- Joveski: Nuk kemi informata të reja për aksidentin, bashkëpunojmë plotësisht me prokurorët bullgarë
- Shkolla “Arseni Jovkov” shpreh ngushëllime për nxënësen e tyre që vdiq në tragjedinë e autobusit
- Gjashtë hetues bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë për të hetuar tragjedinë e Strumës
- Besa Transit të Shkupit i merret licenca
- Autobusi ka pasur trajektore të frenimit, shoferi nuk ka fjetur, vlerësojnë ekspertët
- Copë gome, shkëndija, sinjalizimi keq: “Autopsia” e kilometrit 31
- Institucionet nuk tregojnë se si ka mundur autobusi i aksidentuar në Bullgari ta kalojë kufirin pa licencë
- Të lënduarit në aksidentin në Bullgari janë në gjendje stabile
- Autobusi i “Besa Trans Shkup” i cili u dogj në Bullgari nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar
- Autobusi i aksidentuar është larguar nga rruga, prokuroria e Bullgarisë: të lënduarit në gjendje të rëndë psiqike
- Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore
- Bullgaria shpalli 24 nëntorin ditë zie
- Kompania “Besa Trans-Shkup” publikoi komunikatë në lidhje me aksidentin në Bullgari
- Zaev: Viktimat janë të moshës 25-30 vjeç, ka edhe 12 fëmijë – të mbijetuarit kanë thyer xhamat e autobusit