Seanca e sotme e Parlamentit Evropian filloi me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari
Seanca e sotme e Parlamentit Evropian filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i PE-së, David Sasoli i thirri eurodeputetët që të nderojnë viktimat dhe vlerësoi se këto janë momente të pikëllimit pas fatkeqësisë katastrofale, në të cilën ndërruan jetë 46 persona, mes të cilëve edhe shumë fëmijë.
“T’ju përcjellim porosi solidariteti familjarëve dhe të afërmve në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari”, tha Sasoli.
Ndryshe, aksidenti i autobusit të RMV-së në Bullgari ku humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë janë plagosur, ka tronditur mbarë vendin dhe Evropën. Hetimin po e bën Prokuroria e Bullgarisë, ndërkaq të kyçur janë edhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut.
Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin. Ajo që dihet, sipas udhëtarëve të mbijetuar, është që autobusi fillimisht e ka humbur kontrollin, pastaj është përplasur në bankina dhe më pas është ndjerë një shpërthim dhe për shkurt kohë i tëri është djegur.
Në mesin e viktimave ka pasur edhe 12 fëmijë, por edhe të rinj dhe më të moshuar të cilët kishin qenë në një ekskursion në Turqi me agjencinë turistike “Besa Trans Shkup”.
Për shkak aksidentit tragjik, prej dje janë shpallur tre ditë zie në RMV dhe nga një ditë në Bullgari dhe Kosovë. Telegrame ngushëllimi arrijnë nga katër anët e botës.
Lajme tjera lidhur më këtë temë:
- Transportuesit thonë se për 10-15 euro lëshohen autobusët në kufij me karburante shtesë
- Të lënduarit në aksidentin në Bullgari janë në gjendje stabile
- Autobusi i “Besa Trans Shkup” i cili u dogj në Bullgari nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar
- Tragjedi në Bullgari, 46 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë
- Autobusi i aksidentuar është larguar nga rruga, prokuroria e Bullgarisë: të lënduarit në gjendje të rëndë psiqike
- Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore
- Bullgaria shpalli 24 nëntorin ditë zie
- Kompania “Besa Trans-Shkup” publikoi komunikatë në lidhje me aksidentin në Bullgari
- Zaev: Viktimat janë të moshës 25-30 vjeç, ka edhe 12 fëmijë – të mbijetuarit kanë thyer xhamat e autobusit