Akuza të reja ndaj ish-zëvendës presidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili
Akuza të reja janë paraqitur ndaj eurodeputetes greke Eva Kaili e cila u akuzua në hetimin për korrupsion të Parlamentit Evropian (PE) në Belgjikë, transmeton Anadolu.
Sipas faqes së lajmeve “Politico”, në një letër dërguar presidentes së PE-së, Roberta Metsola, Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane, Kaili akuzohet për përfshirje në tri aktivitete ilegale gjatë periudhës 2014-2020.
Këto përfshijnë pretendimet se ndihmësit e Kailit kanë keqinformuar PE-në për vendndodhjen dhe aktivitetet e tyre, për shpenzimet që kanë marrë nga PE-ja për shëtitjet e rreme që kanë organizuar dhe se ka “marrë komision” nga një pjesë e pagave.
Po ashtu vihet në dukje se Kaili i ka borxh PE-së rreth 100 mijë euro.
Në kuadër të këtyre hetimeve po hetohet edhe deputetja greke Maria Spyraki, një prej ish ndihmësve të Kailit.
– Hetimi për korrupsion
Në kuadër të hetimit të zhvilluar nga autoritetet belge, në dhjetor 2022 u kryen kontrolle në shumë pika dhe u konfiskuan para në vlerë prej 1.5 milion euro.
Eurodeputetja greke, Eva Kaili të cilës i është ndërprerë detyra si zv.presidente e PE-së, ish-deputeti italian i PE-së, Pier Antonio Panzeri, partneri i Kailit, Francesco Giorgi, i cili punon si asistent në PE dhe drejtori i një organizate joqeveritare për çështjet e sundimit të ligjit, Niccolo Figa-Talamanca, ishin personat që u ndaluan nga policia.
Giorgi në deklaratën e tij ishte pretenduar se ka thënë se dy deputetët Andrea Cozzolino dhe Marc Tarabella kanë marrë para nga Panzeri. Cozzolino dhe Tarabella u arrestuan një javë më vonë pasi iu hoq imuniteti më 2 shkurt.
U pretendua se këta persona morën ryshfet nga një vend i Gjirit për të ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të PE-së. Katari, i cili u përmend në lajmet për këtë temë, i mohoi pretendimet.
Më pas të gjithë të arrestuarit, përfshirë edhe Kailin u liruan me kusht më 14 prill. Ndërkohë Kaili i mohon pretendimet kundër saj.