Alternativa nesër do të mbajë mbledhje për të vendosur rreth qëndrimit të partisë për votëbesimin
Partia opozitare shqiptare Alternativa as sot nuk do të zyrtarizojë qëndrimin e partisë nëse do të mbështesë rrëzimin e Qeverisë, apo do të tërhiqen nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie. Edhe pse dje u tha se sot mund të pritet që partia të ketë qëndrim, nga Alternativa konfirmuan për Portalb.mk se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë, por me shumë gjasë Kuvendi qendror do të ketë nesër mbledhje, por nuk është caktuar ende ora.
Deputetët e kësaj partie janë nënshkruan në listën për iniciativën për votëbesim. Megjithatë, pas nënshkrimit, deputeti Skender Rexhepi ka paralajmëruar se do të tërheq nënshkrimin e tij, pasi në atë listë janë nënshkruar edhe deputetët e “Të majtës”. Ai në paraqitjet e tij në media gjatë ditës së djeshme, ka thënë se marrëveshja fillestare nuk ka qenë që pjesë e kësaj liste të jenë deputetët e “Të majtës”.
Në mbrëmje, kryesia e partisë ka mbajtur mbledhje, Zëdhënësi, Orhan Murtezani deklaroi pas mbledhjes se, në partinë e tyre janë duke u zhvilluar takime të kryesisë së ngushtë, ku u vendos që çdo vendim që do të merret do të respektohet nga të gjithë deputetët.
Ai sqaroi që debati do të vazhdojë edhe sot, ndërsa të gjithë deputetët e kësaj partie kanë vendosur të respektojnë vendimin e partisë.
Kujtojmë se, VMRO – DPMNE të hënën dorëzoi në Kuvend iniciativën për votëbesim të Qeverisë dhe Kuvendi ka caktuar për të enjten seancën për këtë.
- LEXO: Alternativa e mblodhi strukturën e partisë, ky është vendimi i Kryesisë
- LEXO: Kuvendi i RMV-së të enjten do të mbajë seancën për votëbesimin e Qeverisë, edhe VMRO edhe Zaev pretendojnë se kanë shumicë (VIDEO)
- LEXO: Pas një jave heshtje, rishfaqet Zaev: Nuk do të lejojmë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta shkatërrojnë përsëri shtetin
- LEXO: VMRO DPMNE dorëzoi në Kuvend iniciativën për votëbesim të Qeverisë
- LEXO: Taravari: Në shumicën e re do të ketë edhe deputetë nga LSDM dhe nga BDI
- LEXO: Zaevit i kanë mbetur edhe disa orë të vendosë nëse do të dorëzojë dorëheqjen, apo do të shkohet në votëbesim
- LEXO: Rexhepi theu heshtjen: Nuk e lejoj që nënshkrimi im të jetë në një listë me “Të majtën”