Shkup: do të bëhet dezinsektim i mushkonjave

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në territorin e Qytetit të Shkupit do të realizohet dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave. 
– Faza e pare e dezinsektimit me aeroplan në vitin 2013,në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më date 20.06.2013(e enjte dhe e premte), në periudhën prej në ora 07:00 deri në ora 11.00. Me këtë rast dezinsektimi do të bëhet në të gjitha kënetat, kanalet dhe sipërfaqet e ujit në qytetin e Shkupit, si dhe në lumin Vardar.  
Përderisa kushtet e motit nuk lejojnë të realizohet dezinsektimi në periudhën e paraparë, i njëjti do të realizohet në të njëjtin termin në ditën e ardhme, kur kushtet e motit të jenë të përshtatshme.
Lajmërohen bletarët që në kohë t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.  

Lajme të ngjashme

Back to top button