Francë: Xhaferi takoi ministrin francez të Mbrojtjes Zhan-Iv Le Drian

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi i cili po qëndron në Francë në Panairin e 50-të ndërkombëtar për aeronautikë që mbahet në Burzhe, dje u takua me ministrin francez të Mbrojtjes Zhan-Iv Le Drian.

“Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral në mbrojtje, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, si për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë për inkuadrim në NATO, ashtu edhe për shkak të rolit  të Francës në suaza të Politikës evropiane për siguri dhe mbrojtje (EBOP) posaçërisht në pjesën e afirmimit të përpjekje të Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.

Njëherit ministri Xhaferi e ftoi  kolegun e tij francez, Le Drian ta vizitojë Republikën e Maqedonisë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Krahas takimit me kolegun francez, ministri Xhaferu ka takim edhe me gjeneralin Iga Luseran, drejor i drejtorisë për  armatim në Francë.

Gjatë qëndrimit në Francë, minsitri i Mbrojtjes është takur edhe me përfaqësues të tjerë të lartë nga Ministria franceze e Mbrojtjes si dhe me përfaqësues të vendeve e tjera pjesëmarrëse në panairin në Burzhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button