Tetovë, e nisi Bexheti, do ta përfundojë Arifi?

Edhe pse punët kanë filluar nga viti i kaluar kur kryetar në Komunën e Tetovës ishte Sadi Bexheti, rruga Boris Kidriç akoma mbetet e hapur në pjesën anësore, ku janë paraparë 80 vend parkime. 

Tash për tash në këtë rrugë veturat parkohen në të dyja anët dhe kjo është një vështirësi për ata vetura që duhet të kalojnë në këtë pjesë të qytetit si dhe për këmbësorët.

Portalb kërkoi përgjigje nga ana e komunës së Tetovës, edhe pse na premtuan se do të na informojmë gjatë ditës së djeshme akoma nuk kemi marrë asnjë përgjigje edhe gjatë ditës së sotme. Pyetja jonë ishte e thjeshtë kur do të fillojnë punët për asfaltimin e kësaj rruge të lënë në gjysmë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button