Çanakale, vendi i betejave të Kemal Ataturkut, surpriza e nxënësve dibran

Gjatë vizitës disa ditore në Turqi nxënësit e shkollës së mesme “28 Nëntori” nga Dibra patën rastin të njoftohen me qytetin e betejave të mëdha të prijësit turk Kemal Ataturku, qytetin Çanakale.  Një vend me histori të begatë, monumente dhe buste gjigande, me fakte që dokumentojnë luftërat e përgjakshme nga ana e sunduesve të huaj të Evropës. 

Edhe pse e sunduar nga shumë armiq , sipas historianëve, Turqia ne krye me Ataturkun ka qenë një ndër vendet më të forta në Evropë. Në betejën e Galipolit, në vitin 1915, trupa të përbashkët franko-britanik përgatiteshin të rikthenin krishterimin në kryeqytetin otoman që Kostandinopoja sërish ti takonte Evropës. Në atë kohë Mustafa Kemal- Ataturku si komandanti i Galipolit ka treguar mençurinë e tij të pashoqe, në një nga rajonet e Çanakales. 

Ushtria e tij ka pasur vetëm 500 ushtarë përkundër mijërave të pushtuesve të quajtur si Anzak ose ushtarë të paguar për të pushtuar Turqinë. Sipas të dhënave të historisë, të gjitha sulmet ndaj armiqve të huaj i ka realizuar me nga vetëm 10 ushtarë , të përgatitur për vdekje. Armiqtë duke u afruar nga brigjet e detit Egje janë habitur me sulmet e forta që kanë pritur nga ana e ushtrisë otomane, duke menduar se ka numër të madh të  ushtarëve turq. 

Më interesante për nxënësit dibranë ishte varri i një ushtari nga Manastiri, Hysein Avni Bej. 

Vendi Çanakale me ushtarët e rënë për çlirimin e Turqisë është shndërruar në vend turistik i cili vizitohet me qindra vetë nga bota. 

Jo më kot Ataturku pas çlirimit të vendit ka thënë:

“Për të gjithë heronjtë që dergjën gjakun e tyre dhe humbën jetët e tyre…ju tani shtriheni në tokën e një vendi mik. Kështu që prehuni në paqe. Nuk ka ndonjë diferencë mes Xhonave dhe Mehmetëve për ne, kur ata prehen krah njëri-tjetrit në këtë vendin tonë…Ju, nëna, që dërguat bijtë tuaj nga vendet e largëta fshini lotët tuaja; bijtë tuaj dergjen tani në gjirin tonë dhe janë në paqe. Pasi humbën jetën e tyre në vendin tonë ata do të bëhen bijtë tonë“ .

Tetë vjet më vonë Turqia u bë Republikë. 

Historia e përgjakshme e Çanakales ka fakte dhe kujtime, historia i mban ato në kujtesë, ndërsa Mustafa Kemal- Ataturku për gjithë Turqinë ka qenë dhe do të mbetet idhulli i tyre.

Mustafa lindi në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar me origjinë shqiptare ndërsa mamaja e tij kishte origjinë nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button