Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër – 26 prill 2023, e mërkurë, do të presë Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Presidentja Osmani-Sadriu do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në Kabinetin e Presidentit, e më pas do të ketë takim kokë më kokë të presidentëve Pendarovski dhe Osmani-Sadriu dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spas” në Shkup, dy presidentët do të vendosin kurora lulesh te varri i Goce Dellçevit.

Sipas agjendës së publikuar nga kabineti i presidentit në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Në orën 10:15, do të mbahet takimi Tete-a-tete. Në 10:30 – mbledhja plenare e delegacioneve dhe në orën 11:20, konferencë e përbashkët për shtyp e presidentit Pendarovski dhe presidentes Osmani-Sadriu.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë të enjten (27.04.2023) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për vizitë zyrtare do të qëndrojë edhe në Komunën e Tetovës, ku do të zhvillojë takim me kryetarin Bilall Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button