RMV, mbi 1200 nxënës deri më tani e kanë vizituar ekspozitën interaktive të Goethe-Institut për të rinjtë

Mbi 1200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga mbarë vendi deri më tani e kanë vizituar ekspozitën interaktive për të rinjtë, të cilën Goethe-Institut në bashkëpunim me Shoqërinë Max Planck e prezanton në mbarë botën, e që nga 3 prilli është shfaqur edhe në Shkup. Përveç vizitave të organizuara, ekspozita u vizitua edhe nga individë të interesuar për temat e hapësirës, ​​historisë njerëzore, trurit, antropocenit dhe inteligjencës artificiale, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të ekspozitës u mbajt edhe konkursi “STEM në jetën time”. Ekipi fitues mori bursa nga Shërbimi pedagogjik për shkëmbim (ShPSh) për një qëndrim 4-javor në Gjermani.

This slideshow requires JavaScript.

Në punëtoritë për orientim në karrierë, të cilat ofrohen në bashkëpunim me Asociacionin e këshilltarëve për karrierë nga Maqedonia, morën pjesë rreth 245 mësimdhënës, ndërsa më 25 dhe 27 prill do të mbahen punëtoritë për këshillim për karrierë për nxënësit.

Në bashkëpunim me Shërbimin Gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD), ofrohet këshillim për të studiuar në Gjermani. Konsultimet e radhës janë planifikuar për sot, më 25 prill në ora 17:00 në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.

Ekspozita paraqet projekte kërkimore aktuale dhe të ardhshme nga Gjermania dhe shtron pyetje të rëndësishme që na shqetësojnë ne si banorë të Tokës dhe që përpiqemi t’u përgjigjemi: Nga vijmë? Ku po shkojme? Çfarë na bën ne njerëz? dhe mund të vizitohet deri më 28.04.2023 në hapësirën ekspozuese të Qendrës Kulturore dhe Informative në Shkup. Hyrja është falas.

Qëllimi i ekspozitës është t’u tregojë të gjithë të interesuarve për Gjermaninë dhe gjuhën gjermane se hulumtimi në Gjermani gëzon një status të lartë dhe është pjesë e rëndësishme e kulturës gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button