Mbaroi procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë Veriut, Enti i publikoi rezultatet e fundit

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut sot zyrtarisht mbaroi procesin e regjistrimit të popullsisë, proces i cili filloi më 5 shtator, transmeton Portalb.mk. Në komunikimin për media, Enti sqaroi që janë regjistruar 1 832 696 banorë, 204 850 nga diaspora dhe 837 255 banesa.

“Sot e shpallim të përfunduar procesin e regjistrimit. Është regjistimi që u përgatit shumë gjatë, që u dha shumë mund në Entin e Statistikave, se si rrjedhojë sot kemi momentin ma të gëzuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftuan drejtori dhe zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski dhe Imi Selami në konferencën për media të organizuar në mbrëmje.

Deri në fund të vitit, jo më vonë se janari 2022, të dhënat duhet të publikohen.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button