Zgjerime të ndërtimeve: në RMV janë dhënë 352 leje vetëm gjatë muajit shkurt

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në shkurt 2023 janë dhënë 352 leje ndërtimi, që është 40,8 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Vlera e parashikuar e objekteve për të cilat janë lëshuar miratime arrin në 9.897.768 mijë denarë, që është 258,1 për qind më shumë se në shkurt të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 199 (56,5 për qind) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 108 (30,7 për qind) për ndërtesa të ulëta dhe 45 (12,8 për qind) për objekte rindërtimi.

Nga gjithsej 352 objekte, 170 (48.3 për qind) janë persona fizikë si investitorë, dhe 182 (51.7 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 1,294 apartamenteve, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 97,659 metra katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button