Çdo banor i RMV-së ka krijuar nga 467 kilogramë mbeturina vitin e kaluar

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijiuara në vend në vitin 2022 është 856,766 tonë. Sasia e sivjetme e mbeturinave komunale të krijuara për banor është 467 kilogramë, që është për 3,3 përqind më shumë se në vitin 2021, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të mbledhura në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 është 605,638 tonë. Në krahasim me vitin 2021, sasia e përgjithshme mbeturinave komunale të mbledhura në vitin 2022 shënon ulje prej 4,2 përqind.

Sasi më e madhe e mbeturinave komunale të mbledhura është shënuar në rajonin e Shkupit – 172,288 tonë apo 28,4 përqind nga sasia e përgjithshme e mbledhur. Nga sasia e përgjithshme e mbledhur, 506,257 tonë apo 84 përqind janë nga amvisëritë, ndërsa 16 përqind të tjera nga personat juridik dhe fizik.

Sipas llojeve të mbeturinave, sasi më e madhe e mbeturinave të mbledhurave janë mbeturina komunale apo 81,7 përqind, ndërsa sasi më të vogël ka mebturina prej gome apo 0,2 përqind nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të mbledhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button