Presidenti Pendarovski mysafir në Çair për Fitër Bajram

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot, me rastin e Fitër Bajramit, ishte mysafir në lagjen e Çairit, te familja e Sead Dacës, transmeton Portalb.mk.

Për aktivitetin në fjalë, presidenti ka informuar përmes profilit të tij në Facebook, ku ka publikuar disa fotografi nga vizita, të shoqëruara me një mbishkrim.

“Vizitë Bajrami në familjen e Sead Dacës. Të japim, të ndihmojmë dhe të shpërndajmë vullnet të mirë në frymën e Rmazanit”, ka shkruar presidenti.

Paraprakisht, presidenti Pendarovski nëpërmjet një telegram urimi, ka uruar besimtarët myslima për festën e Fitër Bajramit, duke bërë thirrje për paqe dhe harmoni mes njëri tjetrit.

“Urojë që ditët e festave t’i kaloni në paqe dhe harmoni, të përmushura me gëzim dhe lumturi dhe duke ndarë dashur me të afërmit. Pavarësisht përkatësisë fetare, etnike dhe politike, të kemi mirëkuptim dhe respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve tanë. Së bashku, të unifikuar dhe solidarë, të punojmë për përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë të përbashkët, Repubikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar presidenti në urimin e tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button