Në arsimin e lartë në RMV ka 3166 ligjërues dhe 1330 bashkëpunëtorë

Në institutet e arsimit të lartë në vitin akademik 2022/2023 ka 4496 ligjërues dhe bashkëpunëtor, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Nga numri i përgjithshëm, 3166 apo 70.4 përqind janë ligjërues dhe 1330 përkatësisht 29.6 përqind janë bashkëtpunëtorë në mësim.

“Numri i ligjëruesve dhe bashkëpunëtorëve në vitin akademik 2022/2023 është 2,252 apo 50.1 përqind”, thuhet një njoftimin e ESHS.

Më së shumti të punësuar (1 977) ka në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, në Universitetin e Tetovë “Fadil Sulejmani” (783), Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip (555), Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir (325), UEJL-Tetovë (142), ndërsa në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup ka 93 të angazhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button