Pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut jetojnë në shtëpi të tyre, në Gjermani kryesisht jetojnë me qira

Një masë e madhe e qytetarëve prej 85,8 përqind në vend, jetojnë në shtëpi të tyre, në krahasim me ata të cilët jetojnë me qira. Gjendja është e ngjajshme edhe në vendet e rajonit, por edhe përgjithësisht në pjesën lindore të kontinentit. Ndërkaq, përqindja e qytetarëve në Evropën Perëndimore të cilët jetojnë në shtëpitë e tyre është më e vogël në krahasim me ata të cilët jetojnë me qira. Këtë e tregon anaiza e pronësisë së shtëpive në Evropë, e publikuar në ueb faqen “Langeist”, sipas të dhënave të marra nga Eurostat, shkruan “360 shkallë”, transmeton Portalb.mk.

Përqindje më të madhe të qytetarëve të cilët jetojnë në shtëpitë e tyre ka në Kosovë me 97,8 përqind, Shqipëria radhitet e dyta me 96,3 përqind, ndërsa në Rumani 95,3 përqind e qytetarëve jetojnë në shtëpitë e tyre, në krahasim me ata që jetojnë me qira.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci kjo përqindje është rreht 90, në Bullgari 85, ndërsa në Greqi 73,3 përqind e qytetarëve jetojnë në shtëpitë e tyre.

Situatë është e ndryshme në Evropën Perëndimore. Gjermania dhe Zvicra kanë përqindje shumë më të ulët të pronësisë së shtëpisë në Evropë – ata janë vendet e vetme ku pronarët e shtëpive janë pakicë. Përqindja e personave me shtëpi personale në Gjermani është 49, ndërsa në Zvicër 42,2 përqind.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button