Kasami të premten do të mbajë takim me qytetarët e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, më 28 prill 2023 (e premte), me fillim në ora 15:00, në sallën e Këshillit të Komunës do të mbajë takim të rregullt me qytetarët, njoftuan nga Komuna përmes një postimi në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Së bashku tu japim fund problemeve dhe të kërkojmë zgjidhje më të mira për një qytet më të mirë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kujtojmë se Tetovap përballet me një mori problemesh, të cilat edhe pse të premtuara të gjejnë zgjidhje, sërish ka shkelje afatesh nga Komuna dhe kreu i saj Kasami. Këtu mund të përmendet muri i Banjës së Tetovës, i cili nddonëse ishte paraparë që projekti i UNDP-së me Komunën e Tetovës për punimet ndërtimore për murrin mbajtës të dheut rrëshqitës të përfundonte në muajin mars, afati për këtë është shtyrë deri në fund të muajit korrik.

Nga zyrat e UNDP-së në vend për Portalb.mk theksuan se rikonstruksioni i murit mbajtës në “HEC Pena” në gjatësi prej rreth 120 metra realizohet në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.

Rrëshqitja e dheut përgjatë rrugës për në Banjën e Tetovës mbetet problem i pazgjidhur, i cili rrezikon qytetarët dhe shpesh bllokon lëvizjen në atë aks rrugor. Dheu që rrëshqet përgjatë kësaj rruge vazhdon të përbëjë rrezik për qytetarët në vazhdimësi, ndërsa situata rrënohet kur ka reshje të shiut ku dheu dhe gurët dalin dhe bllokojnë komplet rrugën.

Autoritetet deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin e dheut i cili bllokon rrugën çdoherë që ka reshje. Kjo rrugë, edhe pse e rregulluar në vitin 2017, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth, duke bllokuar pjesërisht apo tërësisht kalimin.

Ndërkohë, edhe kaosi në trafik në Tetovë mbetet i pazgjidhur. Kujtojmë se Komuna e Tetovës nuk arriti ta realizojë në tërësi planin për krijimin e parkingjeve në vitin 2022. Ndërkaq sa u përket garazheve në kate dhe parkingjeve të mbyllura, të njëjtat sipas komunës do fillojnë të ndërtohen gjatë këtij vit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button