RMV, indeksi i çmimeve në bujqësi tek inputet në mars ishte më pak se marsin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 1.2%, ndërsa tek autputi vërehet rritje nga 12.7%, transmeton Portalb.mk.

Në mars të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022, Indeksi i çmimeve të input 1 (mjetet e shpenzuara në bujqësi) është 98.3, ndërsa indeksi i çmimeve të input 2 (mjete dedikuar për investime në bujqësi) është 106.2.

Në pjesën autput, në mars të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është 110.8, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve shtazore është 121.7.

Informata më të hollësishme gjeni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button