RMV, Agjencia e Komunikimeve Elektronike nën sulm të hakerëve

Sistemet elektronike të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AKE) janë nën sulm kibernetik. Sulmin ndaj AKE-së e kanë konfirmuar për Meta.mk nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Javën e kaluar Departamenti i Krimeve Kompjuterike është njoftuar nga AKE për sulm hakerësh ndaj këtij institucioni dhe janë marrë masat përkatëse”, thonë nga MPB.

Drejtori i AKE-së, Jeton Akiku, në një bisedë telefonike na ka konfirmuar se ka ndodhur një “incident i vogël” dhe se aktualisht janë duke u vendosur serverë të rinj. Akiku shpjegoi se ishte në takim për momentin, por përgjigjet e detajuara do t’i dërgojë me shkrim deri në fund të ditës.

Meta.mk dje pasdite ka dërguar pyetje në Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe në Qendrën Kombëtare për përgjigje ndaj Incidenteve Kompjuterike në Agjencinë për Komunikime Elektronike lidhur me sulmin aktual kibernetik. Deri në publikimin e këtij teksti nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Meta.mk pyeti se çfarë forme sulmi kibernetik ishte dhe nëse ndonjë e dhënë e përdoruesve të telefonisë celulare apo shërbimeve të tjera elektronike është e sigurt pas sulmit kibernetik.

Agjencia për Komunikime Elektronike është rregullator i tregut të komunikimeve elektronike, ku përfshihen dy operatorët më të mëdhenj mobil Telekomi dhe A1 , si dhe ofruesit e shërbimeve për telefoninë fikse, televizion kabllor dhe internet. Pjesë e të dhënave të mbledhura nga AKE, të cilat përmbajnë të dhëna personale, janë edhe ato të të gjithë përdoruesve që kanë ndryshuar numrin e tyre të telefonit nga një operator në tjetrin.

Ndryshe, faqja e Agjencisë për Komunikime Elektronike nuk hapet apo hapet me shumë vështirësi gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button