Mashtrimet për viza gjermane, ambasada në Shkup: Terminet nuk mund të blihen, jepen vetëm përmes ueb-faqes sonë

Pas arrestimeve për mashtrime për viza gjermane, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë në Shkup, ku dhe iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve, pasi terminet jepen vetëm përmes ueb-faqes së ambasadës, transmeton Portalb.mk.

“Për fat të keq, ekzistojnë gjithmonë njerëz që duan të përfitojnë me informacione të rreme. Gënjeshtrat dhe informacionet e rreme Ju dëmtojnë Ju dhe Amambasadën. Për akuza të tilla, kohën e fundit janë arrestuar 2 persona në Gostivar, shtypi disa herë ka raportuar për rastin në fjalë. Prandaj, mbroni veten dhe kini parasysh:

  • Termine për viza jepen vetëm nëpërmjet faqes së internetit të Ambasadës!
  • Nëse dikush Ju premton një termin për një shumë të caktuar të hollash, ai gënjen! Terminet nuk mund të blihen!
  • Njerëzit që prezantohen si punonjës të Ambasadës në rrugë dhe që bëjnë premtime, gënjejnë!
  • Nëse dikush Ju ofron certifikata të falsifikuara të gjuhës, Ju lutemi refuzoni! Punonjësit tanë janë të trajnuar dhe njohin falsifikime të tilla. Në rast të tillë, kërkesa Juaj për vizë do të refuzohet”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kujtojmë se në fund të marsit, Policia arrestoi dy gra në Gostivar, njëra prej të cilave dyshohet se ka gënjyer qytetarët se do t’i pajisë me viza pune për në Gjermani.

Bëhet fjalë për një 41-vjeçare A.A nga Tetova, e cila ka qëndruar te një vajzë 26-vjeçare në Serbinovë të Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button