Presidenti Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Gjermanisë, Petra Dreksler

Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski tha se si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, vendi ynë sot sheh në Republikën Federale të Gjermanisë një mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve tona strategjike.

“Një nga këto prioritete strategjike, anëtarësimi i plotë në NATO, tashmë është arritur dhe dy vendet tona janë vende aleate dhe kontribuojnë në realizimin e misionit kyç të NATO-s për garantimin e sigurisë së zonës euroatlantike në kushtet e rrethanave të vështira gjeopolitike “, tha Pendarovski

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, siç njoftuan nga Presidenca, ambasadorja Dreksler tha se vizitat e Presidentit Federal, Kancelarit Federal dhe Ministrit të Punëve të Jashtme në muajt e fundit janë shenja të qarta se ne Gjermania është në anën e RMV-së.

“Qeveria federale do të vazhdojë të shoqërojë procesin e anëtarësimit në BE si një partner i besueshëm. Dua t’ju siguroj se gjatë mandatit tim do të investoj të gjithë energjinë time për këtë detyrë. Jemi të vetëdijshëm për kompromiset që u kërkuan kësaj radhe dhe që janë të dhimbshme për shumë njerëz në Maqedoninë e Veriut dhe që janë ende të nevojshme për ndryshimin e nevojshëm kushtetues. Për konsistencën me të cilën vendi juaj po ecën në rrugën e pranimit në BE, ju shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë”, citohet të ketë thënë ambasadorja Dreksler.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button