Gostivar, Prokuroria ka nisur hetim ndaj gruas që mashtronte qytetarët për viza gjermane

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën e vazhdueshme– Mashtrim. E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si e punësuar në Ambasadën Gjermane në Shkup dhe në MPB, ka mashtruar tetë persona të dëmtuar nga Gostivari, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i saj ishte, duke shfrytëzuar mundësi të njëjta ose të ngjashme, të përfitonte për vete vlerë pasurore të paligjshme, thonë nga Prokuroria.

Ajo u ofroi viktimave t’u siguronte viza pune për në Gjermani ose certifikata të njohjes së gjuhës gjermane, ndërsa në këmbim u merrte para. Në këtë mënyrë, nga të gjithë të dëmtuarit, ajo ka arritur të përfitojë një përfitim pasuror total të kundërligjshëm prej rreth 18.500 euro. Pasi ua mori paratë, nuk iu përgjigjej më telefonatave të tyre.

Me qëllim të sigurimit të secilit rast individualisht, prokurori publik kompetent fillimisht ka propozuar dy herë paraburgim prej 48 orësh për të dyshuarën, ndërsa pas skadimit ka paraqitur edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Me vendim të Gjykatës Themelore në Gostivar, të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button