RMV, 700 mijë euro të pakthyeshme ndihmë teknike nga BERZH për Ministrinë e Mjedisit

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Republikën e Maqedonisë së Veriut Andi Aranitasi sot nënshkruan marrëveshje me të cilën Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)përmes BERZH-it ka dhuruar mjete të pakthyeshme në vlerë prej shtatëqind mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Fondet janë të destinuara për qëllime të financimit të shërbimeve konsulente, si ndihmë teknike për njësinë e projektit të MMJPH-së në procedurën e zbatimit të projektit rajonal për mbeturinat e ngurta për të cilin shteti ka marrë një kredi nga BERZH në vlerë prej 55 milionë euro.

Huaja do të realizohet në dy këste, për krijimin dhe zhvillimin e sistemeve rajonalemenaxhimit të mbeturinave në pesë rajone administrative të vendit. Kredia shtetërore i është ndarë Ministrisë së Financave, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është subjekti përgjegjës për zbatimin e projektit. Ky projekt është sipërmarrja e parë kombëtare në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut dhe një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave të ngurta. Realizimi i tij nënkupton vendosjen e shërbimeve komunale të mbeturinave të ngurtha në përputhje me standardet përkatëse të BE-së në këtë sektor, që do të mbulojë një popullsi prej më shumë se një milion banorësh në pesë rajone administrative dhe 48 komuna në vend. Si i tillë, Projekti ka rëndësi unike kombëtare, rajonale dhe mjedisore për Maqedoninë e Veriut dhe është identifikuar si prioritet kombëtar në kontekstin e anëtarësimit në BE.

Për përdorimin e drejtpërdrejtë të grantit suedez, sot u nënshkrua edhe një marrëveshje me shtëpinë konsultative SUEZ Consulting (SAFEGE) nga R. e Francës, duke vepruar si konsorcium me EPEM nga R. e Greqisë, për sigurimin e shërbimeve konsulente të përzgjedhura sipas rregullave të prokurimit të BERZH.

Detyra e konsulentit SUEZ Consulting (SAFEGE) është të ofrojë ndihmë për njësinë e projektit në MMJPH, përgjegjëse për zbatimin e kredisë, në përgatitjen e dokumentacionit për prokurorim, tenderat dhe zbatimin e kontratave, ndihmë në harmonizim dhe detyrimet e raportimit sipas dokumenteve financiare dhe mbështetje për zbatimin e dokumenteve lidhur me mjedisin jetësor dhe aspektin social të projektit.

Kujtojmë se edhe në janar të këtij viti, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbështeti Maqedoninë e Veriut në modernizimin dhe zgjerimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Banka siguroi kredi shtetërore prej 55 milionë euro që do të financojë ndërtimin e dy deponive të reja rajonale dhe rehabilitimin e njëdeponie ekzistues, stacione të reja transferimi për mbetjet e ngurta me infrastrukturë të përshtatshme grumbullimi dhe transporti dhe një qendër riciklimi. Dy deponi ilegale do të mbyllen.

Ky investim parashikon ngritjen e tre sistemeve të integruara rajonale për menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE), në pesë rajone (Polog, Jugperëndim, Pelagonia, Vardar dhe Juglindje), të cilat do të sigurojnë grumbullimin dhe transportin e mbetjeve për më shumë se një milion qytetarë. Si rezultat i projektit, praktika e depozitimit të mbetjeve të ngurta në deponitë ilegale do të çrrënjoset dhe do të futet një sistem i ri i punës, i cili është i sigurt për mjedisin dhe përputhet me standardet e BE-së.

BERZH është një nga institucionet kryesore, investitor në Maqedoninë e Veriut. Deri më sot, ajo ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në 171 projekte nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me fokus kryesor zhvillimin e sektorit privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button