RMV, një problem tjetër po shfaqet në procesin e regjistrimit, veçanërisht në vendbanimet shqiptare, alarmoi Enti i Statistikave

Enti Shtetëror i Statistikave e zgjati konkursin për pranimin e regjistruesve fillimisht deri më 5 gusht, pastaj deri më 12 gusht, por si duket kjo nuk ka mjaftuar që të sigurohet numri i mjaftueshëm i administratorëve që të realizohet me suksese regjistrimi, transmeton Portalb.mk.

“Përkundër vazhdimit të Konkursit për regjistrues rajonal dhe instruktor, tashmë 24 ditë, në disa komuna në shtet (gjithë komunat e Shkupit, Strumivë, Novo Sellë dhe Ohër, si dhe në komunat ku dominojnë popullata shqiptare) nuk ka kandidatë të mjaftueshë”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Ata apelojnë deri te qytetarët të paraqiten në formë elektronike deri më 17 gusht, trajnimi i të cilëve do të fillojë nga 28 gushti.

“Pjesëmarrja në aktivitetet e regjistrimit në terren nuk është falas – regjistruesit dhe instruktorët, në varësi nga rrethet e regjistrimit ku do të punojnë dhe nga cilësia e shpejtësia me të cilën do të kryejnë punë, do të mund të fitojnë deri 40 mijë denarë”, sqarojnë nga Enti.

Raportohet që në 20 nga 50 rajone ka një paraqitje të mirë të regjistruesve, ndërsa regjistrimi planifikohet të mbahet në muajin shtator.

“Nuk prita se do të ketë kaq interesim të dobët, posaçërisht në rajonet regjistruese të cilat I mbulojnë qytetin e Shkupit dhe rrethinën, Ohrin, Strumicën, Novo Sellën dhe rajonet më të ulëta ku jeton popullata shqiptare. Na mungojnë rreth 1000 deri 1500 regjistrues”, deklaroi drejtori i Entit, Apostol Simovski gjatë paraqitjes në “Sitel”, duke paralajmëruar që kanë edhe plan B.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button