Arsovski: Përgatitjet për regjistrimin në terren në shtator vazhdojnë me tempo të përforcuar

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski në konferencën e sotme të rregullt, informoi se përgatitjet për zbatimin e regjistrimit në terren në shtator po vazhdojnë me tempo të përforcuar. Ai tha se, në rrjedhë është paraqitja e kandidatëve për regjistrues dhe instruktor rajonal, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm gjatë ditës së parë, dje, janë paraqitur 640 kandidatë. Në të gjithë 50 rajonet e regjistrimit janë paraqitur kandidat edhe për regjistrues edhe për instruktor. Konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht, pas çka do të vijojë testimi i kandidatëve dhe zgjedhja përfundimtare e cila duhet të bëhet deri më 15 gusht, pas çka do të vijojë trajnim”, theksoi Arsovski.

Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij operacioni statistikor, duke thënë se pjesëmarrja në regjistrim është përgjegjësi për çdo qytetar ndaj shtetit. Në atë mënyrë, tha ai, çdonjëri prej nesh kontribuon ndaj shtetit të bazuar në të dhëna dhe jo në supozime. Sipas tij, të dhënat e regjistrimit janë të besueshme dhe të mbrojtura.

Enti Shtetëror i Statistikave të martën shpalli konkurs për paraqitjen e kandidatëve për regjistrues rajonal dhe instruktor. Konkursi u shpallë në 4 gazeta ditore, si dhe në ueb faqen www.Popis2021.stat.gov.mk.

Konkursi do të zgjas deri më 5 gusht, pas çka do të vijojë testim, zgjedhje dhe trajnim i kandidatëve të zgjedhur. Në konkurs pritet të zgjedhen 5.055 regjistrues të rajoneve dhe 508 instruktorë rajonalë për 50 rajonet e regjistrimit”, informojnë nga ESSH.

Afati i zbatimit të këtij procesi të rëndësishëm pritej të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickoski, pa konsultim edhe të partive shqiptare opozitare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi “aminin”.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button