Gjykata themelore e Tetovës ka marrë garanci për paraburgim nga persona të pandehur, nuk i ka regjistruar askund, zbuluan auditorët

Gjykata Themelore në Tetovë nuk i ka regjistruar paratë që i ka marrë si garanci për lirimin nga paraburgimi të personave të dyshuar dhe të akuzuar, as të sendeve të konfiskuara, si dhe nuk ka bërë regjistrim të  pajisjeve, inventarit dhe gjithçka që është pronë e gjykatës, që është detyrim ligjor, ka gjetur Enti Shtetëror për Auditim (ESHA) pas vizitës së kësaj gjykate, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Kulmi i transaksioneve të dyshimta financiare të identifikuara nga auditorët është se regjistri gjyqësor nuk ishte njoftuar për paushallët gjyqësore të arkëtuara nga palët, si dhe ato të papaguara.

Situata që është gjetur nga Enti Shtetëror për Auditim, që kanë qenë për të kryer auditim të pasqyrave financiare dhe auditim të përputhshmërisë së llogarisë të buxhetit bazë për vitin 2020, në Tempullin e Drejtësisë në Tetovë, Gjykatën Themelore nuk janë mirë. ESHA shpreh rezerva se transaksionet financiare në gjykatë janë në përputhje me ligjin.

“Nuk është realizuar mbikëqyrje mbi punën materiale-financiare me mjetet e depozitave (garancitë për paraburgim) dhe nuk janë regjistruar gjësendet e konfiskuara, si dhe nuk është bërë regjistrim i mjeteve të pranuara në bazë të depozitave gjyqësore (garancive). Shprehëm mendim të pafavorshëm mbi vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe mendim të rezervuar mbi përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara”, thuhet në raport.

Auditorët kanë dhënë rekomandim, me të cilin kërkojnë një komision të hetojë funksionimin e mjeteve të garancive, kryetari i gjykatës të realizojë kontroll mbi punën e përgjithshme materiale dhe financiare dhe të realizoj regjistrim të plotë të depozitave gjyqësore për të përcaktuar prej kur datojnë, të përcaktohet se deri ku janë ato raste gjyqësore me garanci të pranuara.

“Dobësitë kryesore sistemore: nuk është përshkruar forma dhe përmbajtja e formularëve për ruajtjen e depozitave gjyqësore dhe ka mos harmonizim të legjislacionit dhe Rregullores së punës së Gjykatës në lidhje me pronësinë e depozitave të marra pas vjetrimit të tyre”, thotë ESHA dhe thekson se gjykata në Tetovë nuk kishte vërejtje për gjetjet.

Për më tepër, thuhet se kjo gjykatë ka inventar jo të plotë të aktiveve dhe detyrimeve dhe se nuk i ka harmonizuar gjendjet e shprehura në kontabilitet me gjendjen faktike të përcaktuar nga inventari. Nuk është krijuar regjistër material i aseteve fikse. Gjykata nuk ka lidhur kontratë për pagesën e shërbimeve komunale (energji elektrike, ujë, mbeturina) për vitin 2020 me përdoruesit e ndërtesës së gjykatës.

Dobësitë e tjera kryesore sistemore, siç thekson ESHA, janë se Gjykata Themelore në Tetovë nuk ka dispozita për përcaktimin e pagave të punonjësve në gjykatat që kryejnë punë teknike dhe ndihmëse. Të drejtat e punonjësve në lidhje me vlerësimin e punës së kaluar në llogaritjen e pagave të gjyqtarëve dhe nëpunësve të gjykatave i përcakton si ti teket.

“Kontabiliteti i Gjykatës Themelore në Tetovë nuk është i njoftuar për paushallët gjyqësore të arkëtuara nga palët, si dhe ato të papaguara asnjë regjistrim nuk i paraqitet regjistrit të gjykatës për shumën e grumbulluar gjyqësore të mbledhur dhe nuk është themeluar asnjë regjistër kontabël të paushallëve gjyqësore. Kemi shprehur mendim të pafavorshëm mbi vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe mendim të rezervuar mbi përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara,” theksojnë nga Enti Shtetëror i Auditimit.

Raporti gjithashtu thekson se nuk është miratuar rregullore për të përcaktuar kufijtë e paushallit në procedurat kundërvajtëse dhe penale, kështu që nuk është e qartë se si janë arkëtuar ato fonde nga qytetarët që kanë pas punë me gjykatën.

Këshilli Gjyqësor e ka parë këtë draft raport të ESHA, kështu që thotë:

Lidhur me raportin nga auditimi për vitin 2020 në Gjykatën Themelore në Tetovë, më 13 shtator 2021 raporti iu dorëzua Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ai tashmë është shqyrtuar. Në raport janë shënuar rekomandime për punën financiare për të ardhmen që gjykata duhet t’i zbatojë pa mëdyshje, por nuk është konstatuar përfundimin se ka keqpërdorime në operacionet financiare. Do të pasojë raporti përfundimtar i Entit të Auditimit, i cili do të dërgohet deri te Këshilli i Buxhetit Gjyqësor në mënyrë që eventualisht të realizojë kontroll të brendshëm të operacioneve financiare të Gjykatës Themelore në Tetovë ”.

Do të presë raportin përfundimtar për GJTH Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button