RMV, ESHS: Regjistrimi po zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

Regjistrimi po zhvillohet me intensitet dhe dinamikë normale, ndërsa qytetarët janë të nxitur dhe kanë besim te regjistruesit, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës, njofton Portalb.

Theksojnë se gjatë realizimit të aksioneve të mëdha, me përdorimin e teknologjisë me sofistikim të lartë, është normale paraqitja e problemeve teknike.

“Ditëve të fundit u paraqitën numër i madh i spekulimeve rreth asaj se si po realizohet regjistrimi në shtet dhe me çfarë probleme po ballafaqohet Enti Shtetëror i Statistikës në aktivitetet në terren. Gjatë realizimit të aksioneve të mëdha të llojit të regjistrimit, me përdorimin e teknologjisë me sofistikim të lartë, është normale të paraqiten e problemeve teknike të cilët tejkalohen në vijim, gjegjësisht në afatin më të shkurtër të mundshëm”, njoftoi ESHS.

Nga ESHS njëherit theksojnë se pas këtij operacioni statistikor qëndron ekip i ekspertëve për mbështetje i cili u qëndron në dispozicion regjistruesve dhe drejtëpërsëdrejti e ndjek procesin e regjistrimit në terren dhe intervenon në momentin e njëjtë në qoftë se paraqitet ndonjë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button