Prokuroria demanton mediat: Ekipi i ekspertëve gjermanë ende nuk ka adhur në Spitalin e Tetovës

Lidhur me shkrimet e publikuara nëpër media gjatë ditës së sotme, nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut informojnë se ekipi i ekspertëve nga Policia kriminalistike federale e Gjermanisë, i cili duhet të mbërrijë për konfirmim të shkaqeve për zjarrin në Kovid-qendrën modulare në Spitalin e Tetovës, duhet të mbërrijë në vend gjatë ditëve në vijim, njofton Portalb.

Ndërkohë, shtojnë nga atje, ekipi i prokurorëve nga Prokuroria e Tetovës dhe Shkupit vazhdon intensivisht të ndërmerr aksione për hetim të ngjarjes tragjike.

“Priten rezultatet nga ekspertizat dhe po merren në pyetje të gjithë personat të cilët me informatat e tyre mund të ndihmojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit”, thonë nga Prokuroria.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Arben Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button