Një ditë pas tmerrit në Spitalin Modular për Kovid- Tetovë (FOTO)
Gërmadhat me gjësende të djegura rikujtojnë tmerrin e natës së trishtueshme që u mori jetën së paku 14 pacientëve të cilët luftonin me Kovid-19 me shpresën se një ditë do të shërohen dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre, njofton Portalb.mk. Mes të vdekurve ka një mjek të ri, Ferdi Shaqiri.
Krevatet dhe orenditë e djegura të spitalit tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Modular për Kovid të Tetovës. Pamjet ishin mjaft të rënda dhe shqetësuese. Njerëzit vraponin pas të afërmve të tyre t’i gjenin për t’i ndihmuar. Britma dhe të qara te shumta, mes të cilëve edhe një fëmijë i cili kërkonte prindërit e tij.
Pos familjarëve, thuajse i tërë qyteti erdhi, për të ndihmua. Erdhën edhe funksionarët shtetëror. Autoritetet kanë angazhuar 5 prokurorë për të hetuar se si u shkaktua zjarri. Ekspertët e hetuesisë prej mbrëmë kanë ardhur dhe vazhdojnë edhe sot të mbledhin prova.
Ende askush zyrtarisht nuk mund të thotë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin – si ndodhi. Zyrtarët gjithë thonë t’i presim ekspertët ta kryejnë punën e tyre. Por qytetarët nëpër rrjetet sociale dhe gjithandej, shprehin ngushëllime, por edhe kërkojnë llogari nga përgjegjësit nëse ka pasur mundësi që kjo fatkeqësi të mos ndodhte.
Detaje nga ngjarja tragjike: Tetovë, zjarr në spitalin Kovid-19, u konfirmuan 14 të vdekur, zyrtarët nuk dhanë detaje (VIDEO)
Redaksia e Portalb.mk, ju shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërkaq të lënduarve ju dëshiron shërim sa më të shpejtë.
Portalb.mk, ka siguruar një galeri me fotografi se si duket sot spitali modular i cili u dogj mbrëmë:
- LEXO: Janë anuluar më shumë ngjarje për shkak të tragjedisë në Tetovë
- LEXO: Kryqi i Kuq ofron ndihmë financiare për familjet e viktimave në Tetovë
- LEXO: Krerët e BE-së dhe rajonit shprehin ngushëllime për viktimat në Tetovë
- LEXO: Zjarrfikësi Aliti: Në të njëjtën kohë mundoheshim të shuajmë zjarrin dhe të evakuojmë njerëzit
- LEXO: RMV, 3 ditë zie për tragjedinë në Tetovë, ekspertë të huaj do të hetojnë shkaqet e zjarrit
- LEXO: Ambasadorët Galloway dhe Geer kanë shprehur ngushëllime për viktimat në tragjedinë në Tetovë
- LEXO: Numri i viktimave nga zjarri në Tetovë është rritur në 14
- LEXO: Tetovë, zjarr në spitalin Kovid-19, u konfirmuan 14 të vdekur, zyrtarët nuk dhanë detaje (VIDEO)