Drejtori i Spitalit të Tetovës dha dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi në Spitalin Modular më 8 shtator

Florin Besimi dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit të Tetovës, si një përgjigje ndaj kërkesave që u paraqiten pas tragjedisë që ndodhi më 8 shtator, transmeton Portalb.mk.

“Me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, Ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë”, deklaroi Besimi, duke shpreh ngushëllime deri te familjet e viktimave.

Ai vlerësoi që pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm.

“Dorëheqja ime nuk do t’i ngushëllojë familjet, por besoj se do të vendos një linjë morale të cilën të gjithë ne si shoqëri e kemi harruar.  Humbja e jetës njerëzore në një gjendje të tillë është tragjedi e madhe”, deklaroi Besimi, dy ditë pas tragjedisë, duke ju uruar të lënduarve shërim.

Ndryshe, Florin Besimi vitin e kaluar dha dorëheqje edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të paralajmërimit të Antikorrupsionit se ka konflikt interesi në rast të votimit të përbërjes qeveritare, në mesin e të cilëve është vëllai i tij, Fatmir Besimi, ishte Ministër për Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button