Sot në Tetovë do të organizohet marsh në nder të viktimave të tragjedisë
Sot në qytetin e Tetovës do të organizohet marsh paqësor në nder të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për covid në Tetovë. Faqja zyrtare në Facebook e grupit të tifozëve Ballistët, kanë njoftuar se marshi do të fillojë në orën 13:30 te sheshi Iliria, transmeton Portalb.mk.
“Njoftohen përsëri të gjithë qytetarët se nesër në ora 13:30 tubohemi tek Sheshi Iliria ku do të marshojmë deri tek vendi i ngjarjes për nder të viktimave të rastit tragjik. Si fillim, duhet t’i respektojmë rregullat e Covid-19 dhe njëherit ju lutemi që ta keni parasysh se ky do të jetë një marsh paqësor në nder të të ndjerëve, duke e ditur se jemi ende në ditë zie dhe që homazhi të realizohet në mënyrën e duhur”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’
Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Arben Etemin dhe Florin Besimi.
- LEXO: Ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre pas tragjedisë që ndodhi në Tetovë, si dhe drejtori Etemi dhe Besimi
- LEXO: Drejtori i Spitalit të Tetovës dha dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi në Spitalin Modular më 8 shtator
- LEXO: Tetovë, zjarr në spitalin Kovid-19, u konfirmuan 14 të vdekur, zyrtarët nuk dhanë detaje (VIDEO)
- LEXO: Një ditë pas tmerrit në Spitalin Modular për Kovid- Tetovë (FOTO)
- LEXO: Të mbijetuarit e zjarrit në Tetovë, burrë e grua dëshmojnë për Portalb: gjithçka ndodhi shpejtë