Mariçiq: Regjistrimi do të jetë i sigurt, është detyrim ndaj shtetit dhe qytetarëve (VIDEO)

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në një video mesazh tha se gjëja më e rëndësishme është që regjistrimi të bëhet në mënyrë të sigurt dhe standardet më të larta do të respektohen për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ai shtoi se regjistrimi nuk është kryer në vendin tonë për gati 20 vjet dhe kjo situatë thjesht nuk është më e qëndrueshme dhe ne nuk duhet ta tolerojmë këtë, transmeton Portalb.mk.

“Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara janë të detyruara të bëjnë regjistrim, por ndoshta më e rëndësishmja, është një detyrim që kemi ndaj shtetit dhe, mbi të gjitha, ndaj qytetarëve.” tha Mariçiq.

Ai theksoi se institucionet janë plotësisht të përgatitura dhe theksoi se më në fund, si e gjithë bota e zhvilluar, ne do të kemi informacion, i cili është vërtet thelbësor në krijimin e planeve dhe projekteve që u nevojiten qytetarëve.

“Gjëja më e rëndësishme është që regjistrimi të bëhet në mënyrë të sigurt, duke respektuar standardet më të larta për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Mjekët kanë shkruar rregullat e mbrojtjes dhe ato janë të detyrueshme për të gjithë regjistruesit dhe këtu nuk duhet të ketë dilema.” tha Mariçiq.

Regjistrimi filloi sot në mëngjes në orën 8 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Autoritetet presin që do të merret një numër i saktë për popullsinë, ku janë të vendosur saktësisht, të dhëna të gjinisë, moshës, arsimit, strukturës ekonomike, numrit të objekteve dhe një pamje të kushteve të jetesës së popullsisë në mënyrë që politikat e ardhshme të mund të krijohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button