Bilall Kasami zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës
Partia Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e kryetarit të kësaj partie, Bilall Kasamit për të marrë pjesë në garat e 17-të tetorit, për të qenë kryetar i Komunës së Tetovës, transmeton Portalb.mk.
“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes Besa, sekretarëve të partisë anëtarëve të kryesisë qendrore, nënkryetarëve, u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tetovës, ku kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Besar Durmishi dhe kryesinë e degës. Po ashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, do të garojë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.