Simovski: procesi i regjistrimit po zhvillohet pa problem, kështu duken regjistruesit

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski në një konferencë për shtyp tregoi procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare po vijon me sukses dhe se për momentin nuk ka asnjë problem. Mes të tjerash ai tregoi se si duhet të duket një regjistrues i cili do të trokas në derë për regjistrim, transmeton Portalb.mk.

Simovski u bëri thirrje qytetarëve që të kyçen në mënyrë masive të kyçen në zbatimin e këtij operacioni statistikorë.

“Deri më tani, për më shumë se gati tre orë regjistrimi po zhvillohet me sukses. Nuk kemi informacione se ka dikund ndonjë problem, qoftë për refuzim të regjistrimit ose ndonjë problem teknik. operacioni gjithkund vijon me sukses. Ju bëj thirrje të gjithëve që masoovikisht të kyçemi në këtë operacion. Ti harrojmë të gjitha presionet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe përgatitëse dhe ta implementojmë si duhet këtë operacion,” tha Simovski.

Simovski gjithashtu tregoi se si do të duken regjistruesit që do të trokasin nëpër shtëpitë e qytetarëve për të bërë regjistrimin.

“Regjistruesit do të kenë të gjitha bluza regjistrimi dhe çdo regjistrues duhet të ketë legjitimitet ku do të jetë i shkruar emri mbiemri të cilën mund të identifikohet nga pranuesi. Kështu janë të gjithë. Ai i cili nuk ka kështu legjitimitet le të mendojnë qytetarët se është ndonjë provokator i cili dëshiron të bëjë diçka ndryshe. Të mos e lejojnë asnjë njeri të bëjë regjistrim i cili nuk ka legjitimitet. Është normale të verifikohet.” tha Simovski.

Regjistrimi filloi sot në mëngjes në orën 8 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Autoritetet presin që do të merret një numër i saktë për popullsinë, ku janë të vendosur saktësisht, të dhëna të gjinisë, moshës, arsimit, strukturës ekonomike, numrit të objekteve dhe një pamje të kushteve të jetesës së popullsisë në mënyrë që politikat e ardhshme të mund të krijohen.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Ndryshe, regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button