Dy persona nga Gjermania që kanë ardhur në Tetovë janë të infektuar me varianti “indian” të virusit korona

Gjatë testimit PCR, te dy persona nga Tetova është konfirmuar prania e variantit Delta të virusit korona, apo i njohur si varianti indian. Që të dy janë nga e njëjta familje dhe nuk kanë pasur simptoma të dukshme. Ky është rasti i parë kur shërbimet mjekësore në Tetovë regjistrojnë të prekur me këtë lloj të KOVID-19, njofton Portalb.mk.

“Të dy personat janë nga e njëjta familje dhe kanë bërë test PCR që të kthehen në Gjermani atje ku jetojnë dhe punojnë. Pastaj është zbuluar se kanë KOVID-19 edhe atë nga lloji Delta. Të dy janë raste asimptomatike, ndërkaq me të njëjtit është vepruar sipas procedurës dhe janë vendosur në izolim shtëpiak. Kontaktet që i kanë pasur, por edhe anëtarët e familjes janë në izolim shtëpiak dhe të gjithë ndiqen [do ditë”, deklaroi epidemiologia dr. Suzana Subashiq.

Në Tetovë për momentin ka 34 raste aktive me KOVID-19, ndërkaq në Spitalin Klinik nuk ka pacientë për mjekim spitalor.

Deri më tani, në RMV janë regjistruar dhjetë raste të llojit Delta të koronavirusit.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se është përgjegjës për më shumë se 90 për qind të rasteve të reja të COVID-it në Izrael gjatë dy javëve të fundit. Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e mbi 4 milionë personave në mbarë botën nga mbi 184 milionë raste të raportuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button