KOVID-19 në RMV, Tetova edhe sot me numër më të madh të infektuarve në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.518 të testuar, janë identifikuar 19 raste pozitive me KOVID-19, 4 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk ka asnjë të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.760, të shëruarve 150.118, të vdekurve 5.486, ndërkaq për momentin ka 156 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë të infektuar 11 persona nga Tetova dhe 8 nga Shkupi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është dita e dytë që Tetova e ka numrin më të madh të infektuarve. Dje, në Tetovë u regjistruan 6 raste të reja me KOVID-19, nga gjithsej 9 në RMV. Pas Shkupit, i cili momentalisht ka 56 raste aktive, Tetova është qyteti i dytë me më shumë raste aktive, gjegjësisht 34.

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 2
  • Tetovë 1
  • Prilep 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 68693, Aktiv 56
  • Kumanovë 8884, Aktiv 11
  • Prilep 8328, Aktiv 5
  • Tetovë 7274, Aktiv 34
  • Manastir 6309, Aktiv 5
  • Veles 5474, Aktiv 2
  • Gostivar 5185, Aktiv 4
  • Kavadar 5155, Aktiv 2
  • Ohër 5021, Aktiv 11
  • Shtip 4960, Aktiv 0
  • Strumicë 4123, Aktiv 6
  • Strugë 2982, Aktiv 1
  • Koçan 2792, Aktiv 0
  • Kërçovë 2600, Aktiv 13
  • Gjevgjeli 2195, Aktiv 0
  • Negotinë 2184, Aktiv 0
  • Sveti Nikole 1524, Aktiv 0
  • Resnjë 1234, Aktiv 0
  • Kriva Pallankë 1227, Aktiv 1
  • Radovish 1161, Aktiv 0
  • Berovë 1032, Aktiv 3
  • Dellçevë 973, Aktiv 0
  • Dibër 942, Aktiv 1
  • Vinicë 886, Aktiv 0
  • Probistip 789, Aktiv 0
  • Vallandovë 667, Aktiv 0
  • Bogdanci 494, Aktiv 0
  • Krushevë 490, Aktiv 0
  • Demir Hisar 400, Aktiv 0
  • Demir Kapij396, Aktiv 0
  • Kratovë 377, Aktiv 0
  • Makedonski Brod 359, Aktiv 0
  • Pehçevë 269, Aktiv 1
  • Makedonska Kamenica 249, Aktiv 0
  • Dojran 132, Aktiv 0

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button