Gjithçka që duhet të dini për vaktin e subvencionuar për studentët që do të fillojë në tetor

Nga tetori i këtij viti, 40,000 studentë nga vendi do të marrin një vakt studentësh të subvencionuar prej 2,400 denarë, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Kjo shumë mujore e fondeve do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në universitetet shtetërore dhe private në RMV, njofton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpjegon se e drejta për një vakt të subvencionuar për studentët do të ushtrohet përmes aplikimit, dhe të gjithë personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: të mos jenë në punë të rregullt, të mos regjistrohen si fermerë individualë, të mos kenë të ardhura mujore që e tejkalojnë pagën minimale neto në vitin aktual.

Këtë subvencion do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë vetëm studentët e ciklit të parë (deridiplomik).

Sapo t’i marrin këto subvencione, fondet e studentëve do të paguhen direkt në llogaritë e tyre të transaksioneve. Në këtë mënyrë, me fondet e fituara që do të paguhen nga shteti, do të mund të paguhet te çdo tregtar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpjegon se ndryshimet ligjore lejojnë që ushqimet e studentëve të sigurohen nga dyqanet, dhe jo vetëm nga objektet e hotelerisë. Sidoqoftë, rekomandimi për studentët është që fondet mujore të përdoren për blerje të ushqimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës parashikon se rreth 40,000 studentë do ta përdorin vaktin e subvencionuar. Në këtë mënyrë, do sigurohen rreth 15 milionë euro në vit.

Ndryshe, Portalb.mk tetorin e vitit të kaluar e ngriti këtë si çështje, madje drejtoi edhe pyetje në lidhje me të njëjtën deri tek MASH, por aso kohe nuk morëm një përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button