Futbollistët e Maqedonisë së Veriut u sistemuan në Rumani, tifozët duhet të zbatojnë disa procedura të veçanta para hyrjes në stadium

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut janë sistemuar në Rumuni, ku do të luajnë më 13 qershor kundër ekipit të Austrisë duke filluar prej orës 18:00, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, ku planifikohet të luhet edhe ndeshja e dytë. Maqedonia e Veriut ndeshjen e dytë do ta luajë kundër Ukrainës më 17 qershor, ndërsa ndeshja e tretë në kuadër të Grupit C do luhet më 21 qershor kundër Holandës.

Tifozët që do të ndjekin ndeshjen ne fushë, duhet t’i respektojnë rregullat e Udhëzuesit. Tifozët që e kanë kaluar Kovid-19, janë vaksinuar ose kanë qenë te testuar negativisht gjatë 72 orëve të fundit, duhet të shkojnë në një qendër mjekësore të akredituar për të marrë hallkën për në dorë.

Në rast se tifozi para ndeshjet do jetë pozitiv, ai nuk do të mund të marrë hallkën, gjithashtu nuk do të mund edhe biletën ta dorëzon te ndonjë person tjetër.

“Ejani në stadium me tre dokumentet e nevojshme: biletën, hallkën dhe dokumentin personal për identifikim. Në të kundërtën, nuk do të mund të hyni”, sqarojnë nga Federata, duke sqaruar që nuk do të lejohen edhe çanta më të mëdha se fleta A4.

Ndalohet marrja e ombrellave, ushqimeve dhe pijeve, të cilat janë të lejuara të blihen brenda, ndërsa alkooli nuk është i lejuar. Në listën e gjërave që ndalohen të merren brenda janë edhe aparatet profesionale për fotografim.

Ndryshe, Maqedonia për herë të parë do të marrë pjesë në një garë si Kampionati Evropian EURO 2020, ku do të llogaritë në 26 futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Igor Angellovski.

Më 11 maj në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ne kampionatin evropian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve. Në seancë e 68-të, Qeveria vendosi për formimin e Trupit koordinues për mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.

Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button