RMV, Vendimet e Qeverisë nga seanca e 20-të, u shpërblyen anëtarët e përfaqësueses së futbollit për kualifikimin në EURO2020
Në seancën e sotme është konfirmuar teksti i memorandumit për mirëkuptim me Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim për bashkëpunim në mbështetjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe BERZH-it, në raport me bashkëpunimin për mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian dhe e ka autorizuar kryeministrin e Qeverisë, Zoran Zaev, të nënshkruan Memorandumin”, raportojnë nga Qeveria.
Qeveria raportoi se sot ka miratuar kërkesën e Xhakob Daniell Vajli për të marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, i lindur më 1994 në SHBA. Sipas Qeverisë, ai plotëson kushtin me interes të veçantë në aspektin sportiv.
“Qeveria mori vendim të rifillojë punën e qendrës së kontaktit të dedikuar për mbështetjen e biznesit dhe qytetarëve në lidhje me çështjet ekonomike në kushtet e trajtimit të krizës nga Kovid-19”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se gjithë qytetarët mund të kërkojnë ndihmë përmes telefonit për të shfrytëzuar masat ekonomike në lidhje me Kovid-19.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO2020.
“Sonte në seancën e Qeverisë sollëm vendim nga rezervat e buxhetit të shpërblejmë gjithë anëtarët e përfaqësueses maqedonase të futbollit me 10 mijë, për suksesin historic-kualifikimin në Kampionatin Evropian”, premtoi kryeministri Zoran Zaev.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut sot u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë.